Transmetuar më 11-12-2019, 20:48

“Këta që u varin salçiçet në qafë të varfërve për të bërë fotografi…”, për shkak të reagimit të madh që ka shkaktuar artikulli në postimin e tij në rrjetet sociale, gazetarit Mentor Kikia i është dashur që të sqarojë edhe një herë mesazhin e tij.

"Unë nuk jam kundër bamirësisë si koncept, nëse për këtë ka patur ndonjë keqkuptim. Nuk ka rëndësi nëse ajo edhe me bazë fetare ose jo. Bamirësia është një gjest i madh qytetar e human", tha ai. Ai shkrimin e ka pasqyruar me një fëmijë nga një familje e varfër, që gëzohet kur merr ndihmat e tërmetit", tha ai.

Por Kikia ka ngritur shqetësimin, se pse duhet që të bëhet publike dhe të konsiderohet si "arritje" nga ata që kur dorëzojnë ndihmat, pas solidaritetit mbarëkombëtar e ndërkombëtar, duket se kërkojnë të marrin me vete edhe titullin e bamirësit.

Në këtë kuadër, kontributi i fondacioneve humanitare, që mbledhin fonde për të ndihmuar familjet e prekura nga trërmeti, është një kontribut i çmuar.

Nga Mentor Kikia

Ajo që unë kam shkruar dhe kundërshtuar është se: Unë jam kundër bamirësisë që i merr fukarait edhe dinjitetin, për të fituar kredite publike.

Jam kundër bamirësisë që i jep njeriut një torbë miell dhe ia nxjerr foton faqe botës që ta marrin vesh të gjithë.

Përdorimin e fëmijëve si mjet promovimi, pavarësisht qëllimit, e cilësoj si shkelje flagrante e të drejtave të fëmijëve.

Degradimin moral që u bëhet familjeve të mjera, duke i rreshtuar anëtarët e saj të bëjnë foto para qeseve me ushqime, e quaj denigrim të moralit njerëzor dhe një turp për këdo.

Promovimi i kauzës së bamirësisë bëhet edhe pa ia marë erzin atij fukarait që lumturohet edhe me një shishe vaj e është gati të të puthë këmbët.

Kjo është ajo që unë kundërshtoj.

Çdo gjë tjetër ka mirënjohejn time dhe gjithashtu është i mbështetur ta bëjë.

Me zotërinjtë Elvis Naçi dhe Arbër Hajdari nuk kam asgjë personalisht, por me abuzimet që ndodhin shpesh me kauzën, të cilës ata i janë përkushtuar.

Jemi mësuar të shikojmë ministra e deputetë, kryetarë bashkishë e politikanë të tjerë, që në raste fatkeqësishë vrapojnë në qese ne batanije në duar. Njerëzit e shoqërisë civile duhet të shërbejnë si model për politikën, dhe jo të shërbejnë për promovimit të një modeli të tillë./NOA.al