Transmetuar më 11-12-2019, 19:53

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në fshatin Varen të Kukësit.

Shtetasi L.L., 34 vjeç, është goditur me sende të forta për motive tê dobëta, nga shtetasit D.B., dhe U.B.

I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Kukësit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe kapjen e autorëve. /k.k/noa.al/