Transmetuar më 11-12-2019, 18:10

Qeveria ka miratuar sot disa ndryshime në kabinet, në rang zv.ministrash.

Redi Shtino lirohet nga detyra e zv. ministër i Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Oltion Rrumbullaku (pedagog në Fakultetin Ekonomik) emërohet zv. ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Nina Guga emërohet zv.ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nina Guga më herët ka qenë drejtoreshë e gjimnazit "Qemal Stafa".

Agron Tare emërohet zv. ministër për Europën dhe Punët e Jashtme (Ish-drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës)./NOA.al