Transmetuar më 11-12-2019, 16:51

Pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, Durrësi mbeti një qytet fantazëm dhe një numër i madh njerëzish kishin frikë ta vizitonin.

Aktiviteti i lëkundjeve sizmike ka qenë rënie, prandaj ka nisur nisma për të mos e braktisur qytetin dhe për të mos ia shkatërruar turizmin.

Një shkrim që po qarkullon në rrjete sociale thotë se nuk duhet lejuar që Durrësin ta mposhtë dhimbja dhe shkatërrimi.

“Mos shkoni me pushime jashtë Shqipërisë! Ndihmoni bizneset e Durrësit të kalojnë këtë periudhë të vështirë! Mos e lini Durrësin ta mposhtë dhimbja dhe shkatërrimi! Është qyteti ku keni kaluar pushimet e verës, plot gaz e hare, është qyteti që ju ka përkundur mbi dallgët e detit, që ju ka falur mbrëmjet dhe perëndimet e bukura, është qyteti që pse pas shumë herë nëpër shekuj ka përfunduar nën rrënoja prap është ngritur”, shkruhet në postim.

Këtë nismë e ka mbështetur edhe reperi Noizy, i cili vazhdimisht publikon bukuritë e qytetit të Durrësit./a.m/noa.al/