Transmetuar më 11-12-2019, 15:16

Kryeministri britanik Boris Johnson është filmuar duke u fshehur në një frigorifer vetëm që ti shmangej një shfaqje televizive.

Një video tregon reporterin e emisionit "Good Morning Britain" që i bën pyetje nëse mund të jetë pjesë e shfaqjes së Piers Morgan. Një zëdhënës i kryeminstrit dëgjohet duke thënë, "për atë Zot".

Incidenti ndodhi në Yorkshire dhe pamjet janë bërë virale. Piers Morgan reagoi me zemërim pasi Boris i kishte dhënë fjalën se do ishte në emisionin e tij.

Menjëherë pas pyetjes së reporterit, kamera e ndoqi kryeminstrin që u zhduk duke hyrë në një frigorifer të madh.

Disa minuta më pas, Johnson u kthye me një arkë me lëng portokalli dhe u pyet nëse ai do të mbante premtimin e tij për t’u paraqitur në program dhe u përgjigj: "Sigurisht që do e mbaj", por nuk dha një datë të caktuar.

Morgan reagoi me anë të një postimi në Twitter duke e cilësuar si "frikë" veprimin e Johnson./a.m/noa.al/