Transmetuar më 11-12-2019, 14:48

Zbuloi se i fejuari e tradhtonte në sajë të Fitbit, orës së njohur smartwatch, e cila është programuar për të monitoruar aktivitetin fizik. Rrëfimi u bë në rrjetet sociale nga gazetarja e tradhtuar, duke bërë që të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Historia në fjalë ka të bëjë me Jane Slater, një gazetare shumë e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila jeton në Dallas.

Ishte vetë ajo që tregoi gjithçka në Twitter. Kishin marrë dhuratë për Krishtlindje një orë Fitbit dhe çifti vendosi që ti sinkronizonin që të dyja pajisjet, për tu motivuar respektivisht që të bënin më shumë aktivitet fizik.

Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, nëse një natë gazetarja nuk do të kishte zbuluar krejt rastësisht tradhtinë.

“Fitbit ishte vërtetë i dobishëm për të na mbajtur në formë, e doja deri ditën kur vura re se në orën 04.00 të natës, nivelet e tij të aktivitetit fizik kishin arritur kulmin, siç tregonte aplikacioni. Me mendjelehtësi mund të mendohej se ishte regjistruar në një kurs palestre natën, por më dukej e pamundur. Dhe jo… nuk po shpik asgjë, përkundrazi doja shumë që të ishte e vërtetë puna e palestrës”, tregon Sleter.

Historia daton kohë më parë, ndërkohë që gazetarja vetëm këto ditë e ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke bërë që të përhapet me shpejtësi, shkruan noa.al.

Ajo shkroi fjalë për fjalë se tradhtinë e zbuloi pasi ish- i fejuari mbante orën në dorë të cilën nëna e saj ia kishte dhuruar për Krishtlindje. “Dukej sikur po bënte vrap duke marrë parasysh rrahjet e zemrës, por kur pashë se gjithçka zgjati rreth një minutë, kuptova se ishte krejt tjetër gjë”, tregon ajo. /a.y/noa.al