Transmetuar më 11-12-2019, 14:43

Një burrë u detyrua të varroste gruan e tij me fustanin e dasmës vetëm 16 javë pasi u martuan. Shkaku ishte sëmundja encefalit (pezmatimi i trurit, i shkaktuar nga infeksioni ose nga një reaksion alergjik).

Michael Herz, 29 vjeç, nga Cheshire humbi partneren Saima, 30 vjeçe, katër muaj pasi u martuan.

Në dhjetor të vitit 2018, ai i dha lamtumirën Saimës pasi mjekët ngatërruan simptomat e encefalitit me gripin. Vetëm pak ditë pasi i dhanë diagnozën e saktë, ajo ndërroi jetë.

Mike, i cili humbi dhe nënën e vëllain në një aksident me makinë në vitin 2012 tha se po kalon me shumë vështirësi humbjen e gruas.

Ka kaluar një vit që ai vendosi të fliste për gjithçka përjetoi duke thënë: "Unë nuk kam fjalë të përshkruaj atë që ndodhi. Ishte një shaka e tmerrshme, e pabesueshme dhe e pashpjegueshme".

Mjekët i thanë se Saime ishte e shëndetshme dhe do rikuperohej, por pas 24 orës e ndërruan diagnozën duke i thënë se ishte shumë e sëmurë. Pesë ditë më vonë, partnerja humbi jetën në krahët e tij.

“Kishte kaluar vetëm një javë që kur u sëmurë. Nuk kisha kohë të kuptoja se çfarë nuk shkonte. Dhimbja ishte aq e madhe sa isha i shokuar dhe nuk qaja dot. Ajo u varros me fustanin e dasmës sepse thoshte gjithmonë që dëshironte ta vishte dhe një ditë tjetër", tha Mike për Mail Online./a.m/noa.al/