Transmetuar më 11-12-2019, 14:28

Greta Thunberg është vlerësuar si Personi i Vitit 2019 dhe është më e vogla që ka marrë këtë titull.

Aktivistja 16-vjeçare ka frymëzuar shumë persona me fjalimet e saj për ndryshimet klimatike.

Ajo është më e vogla e lëvizjes, e cila mblodhi turma të mëdha dhe mori pjesë në protesta e konferenca të ndryshme gjatë vitit.

Aktivistët më të vjetër e kanë mirëpritur duke e lejuar që të japë fjalimet e saj për të sfiduar liderët botërorë që të punojnë më shumë për ndaluar ngrohjen globale.

Kryeredaktori i "Times" që i dha titullin, Edward Felsenthal tha: "Ajo u bë një zë i madh për çështje të mëdha me të cilat u përball planeti gjatë këtij viti, dhe udhëhoqi lëvizje në të gjithë botën."

Ai pranoi se Greta është zgjedhja më e vogël e revistës./a.m/noa.al/