Transmetuar më 11-12-2019, 12:48

Moderatorja Roza Lati ka sjellë sot setin e ri fotografik, të cilin e ka titulluar "Seductive", ndryshe përkthehet joshës.

Imazhet i ka realizuar para disa kohësh por sot vendosi të bëjë publike. E veshur me një  body seksi që i vë në pah linjat e mira trupore, Roza ka pozuar pranë vendit që dëshiron më shumë, detit.

Nga komentet arrijmë të kuptojmë se fansat e kanë pëlqyer dhe mirëpritur këtë set të ri.

Kujtojmë se më 26 nëntor, Shqipëria u godit nga tërmeti katastrofik me epiqendër në detin Adriatik. Në atë moment, Roza po pushonte me nënën e saj Rita Latin në një hotel në Durrës.

Ajo ishte ndër emrat e shumtë publikë që u gjendën pranë të prekurve nga tërmeti. Por, tani është momenti që të fokusoheni tek seti i saj fotografik, tepër seksi dhe joshës./a.m/noa.al/