Transmetuar më 11-12-2019, 12:02

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali, Luigi Di Maio, do të vizitojë sot Tiranën. Ministri italian do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe me Kryeministrin, Edi Rama.

Në përfundim të takimit me Kryeministrin Rama do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp. Ministri Di Maio do të kryejë një vizitë edhe në disa nga vendet e prekura nga tërmeti.

Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio duke folur me gazetarët në margjinën e një seance dëgjimore në Palazzo San Macuto, tha se: “Ne po jetojmë ditë të rëndësishme në lidhje me zgjerimin e BE-së në vende të rëndësishme si Shqipëria dhe Maqedonia.

Sot do të jem në Shqipëri për të përshëndetur zjarrfikësit tanë që po ndihmojnë njerëzit atje, për forcimin e miqësisë dhe për të dhënë mbështetjen tonë për Shqipërinë për hyrjen në Bashkimin Evropian. Kishte një pengesë të papranueshme në Këshillin e fundit Europian në lidhje me hapjen e negociatave”./b.l/noa.al/