Transmetuar më 11-12-2019, 11:57


Jep dorëheqjen gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Marina Rraboshta. Ndërsa dorëheqja e saj është paraqitur para disa ditësh në Gjykatën e Apelit Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka komunikuar refuzimin ditën e sotme.
Bashkë me Rraboshtën shkon në katër numri i gjyqtarëve të larguar nga Apeli i Shkodrës.
Kjo pasi kryetari Fuat Vjerdha dhe dy anëtarët Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi, nuk arritën që të kalojnë vetingun.
Pikërisht për shkak të këtyre mungesave, në Gjykatën e Apelit Shkodër një sërë gjyqesh janë shtyrë dhe zvarritur. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





