Transmetuar më 11-12-2019, 11:49

Paketat ushqimore duhet të tregojnë se sa stërvitje duhet të bëjë një person për të djegur kaloritë e përmbajtura në produkt, thonë studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata vlerësuan se duhen katër orë për të larguar kaloritë e marra nga një picë ose 22 minuta për një copë çokollatë.

Sipas studimeve, thonë se etiketat do t’i ndihmojnë njerëzit të kujdesen më shumë për trupin.

Qëllimi është të inkurajojmë zakone më të shëndetshme të ngrënies për të luftuar mbipeshën.

Sipas studiuesve nga Universiteti Loughborough, të cilët shikuan 14 studime, ky lloj etiketimi mund të shkurtojë rreth 200 kalori nga marrja mesatare ditore e një personi.

Rreth kalorive

Sasia e energjisë në një artikull ushqimi ose pije matet në kalori (kcal)

Meshkujt kanë nevojë për rreth 2.500 kcal në ditë dhe gratë rreth 2,000 kcal për të siguruar energji të mjaftueshme që trupi juaj të funksionojë.

Konsumimi i më shumë kalori sesa digjni shkakton mbipeshë sepse kaloritë e tepërta ruhen si yndyrë.

Edhe nëse hani pak nga pak çdo ditë, shtohet pesha./a.m/noa.al/