Transmetuar më 11-12-2019, 11:35

Ishte një infeksion bakterial që vrau të voglin Zakaria Soë, djalin pesë muajsh që përfundoi në spital me motrën e tij binjake të shtunën në mëngjes me ethe, temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Autopsia e urdhëruar nga Prokurori Publik i Bergamos, Itali për të hedhur dritë mbi ngjarjen përjashtoi lidhjen me vaksinimin e ditëve të mëparshme.

Fëmija lindi në 9 korrik në spitalin Alzano Lombardo dhe u ndje sëmurë të shtunën në mëngjes me motrën e tij të vogël. Babai i dy binjakëve ishte ai që lajmëroi urgjencën, duke thënë se ai kishte gjetur të vegjlit, të cilët po mundoheshin të merrnin frymë.

Pas mbërritjes në dhomën e urgjencës në spitalin e Papa Gjovani XXIII, mjekët nuk mund të bënin dot asgjë pasi Zakaria i vogël ndërroi jetë. Motra e vogël i është besuar kujdesit të mjekëve dhe është akoma në spital: fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Tani po hetohet çdo faktor i jashtëm që mund të ketë shkaktuar tragjedinë. "Unë shpreh ngushëllimet e mia më të përzemërta për familjen e Zakarisë së vogël – ka shkruar kryetari i bashkisë së Torre Boldone, Luca Macario, në Facebook./b.l/noa.al/