Transmetuar më 11-12-2019, 11:28

Njëqind ditë pas pas lindjes, dy arinjtë panda binjakë të lindur në kopshtin zoologjik të Berlinit në Gjermani, në 31 gusht, kanë një emër.

Quhen Meng Xiang që do të thotë “ëndërr e dëshiruar” dhe Meng Yuan, “ëndërr e realizuar”.

Për publikun dy arinjtë e vegjël mund të shihen vetëm pas disa javësh, duke nisur nga viti 2020.

Bëhet fjalë për dy arinjtë e ardhur në jetë nga arinjtë Meng Meng dhe Jiao Qing, të cilët erdhën në kopshtin zoologjik nga Kina në vitin 2017, me rastin e forcimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Dy arinjtë aktualisht peshojnë nga 6 kilogramë secili dhe cilësohen si atraksion i rrallë për vizitorët. /a.y/noa.al