Transmetuar më 11-12-2019, 11:11

Kryeministri Edi Rama inspektoi paraditen e sotme banorët e prekur nga tërmeti të cilët janë strehuar në çadra, në zonën e Krujës dhe të Mamurrasit.

Ai u premtoi banorëve se do ju ndërtohen shtëpi të reja dhe se kjo situatë është momentale.

“Shtëpitë që janë regjistruar si të dëmtuara, do ju ndërtohen të reja. Kanë filluar disa me ju ra me vare shtëpive të veta, për të marrë shtëpi të reja. Çfarë është regjistruar është regjistruar, të tjerët le të rrinë dhe të luajnë në fushë”, u shpreh Rama.

Një pjesë e banorëve që kanë mbetur pa banesa nga tërmeti i 26 nëntorit, janë strehuar në çadra dhe të tjerë nëpër hotele apo të afërm.

Kreu i qeverisë ka premtuar ndërtimin e tre lagjeve të reja në Tiranë, një në Durrës dhe një në Laç, ku do të strehohen banorët e mbetur të pastrehë. /a.y/noa.al