Transmetuar më 11-12-2019, 10:20

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka mbërritur në prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me kallëzimin e Kreut të Shtetit.

Presidenti Meta ka paditur Dvoranin për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim të kompetencave’ në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese.

Dje ishte Presidenti Meta i pari që dha dëshminë e tij në Prokurori, për të cilën ka thënë se dha sqarime plotësuese në lidhje me dokumentet dhe faktet e depozituara më herët.

Presidenti Meta e ka akuzuar Dvoranin si ushtar të partisë, sulme që nisën gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti dhe Parlamenti në bazë të listave me kandidatë të radhitur përmes një sistemi pikëzimi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi./b.l/noa.al/