Transmetuar më 10-12-2019, 20:47

Fatos Xheta është shqiptari që ka vrarë gruan e vet pasi mendonte se e tradhëtonte. Ai ka dhënë sot dëshminë përpara një gjykate në Angli dhe ka deklaruar se nuk e mban mend atë që ka bërë.

Por prokurorët e Oksfordit pretendojnë se është ai autori i vrasjes së gruas, Safie Xheta, 35 vjeçe, teksa krimi dyshohet se është kryer me thikën e kuzhinës.

Prokurorët kanë rindërtuar skemën e vrasjes dhe shtojnë se autori i dyshuar Xheta ka dashur të vrasë veten pasi ka parë se ka kryer krimin e tmerrshëm.

Duke dhënë dëshminë e tij në gjuhën shqipe, Fatos Xheta u shpreh se nuk di të ketë bërë asnjë veprim të gabuar në jetën e tij. Ai nuk mbante mend as që ka punuar në një fabrikë makinash. Kur u pyet se çfarë i kujton shtëpia e tij në rrugën Lytton, ai tha se nuk e mbante mend. Kur u pyet se a e ka vrarë gruan, u shpreh se “nuk e dinte” dhe se “beson se nuk ka kryer vrasje”. /k.k/noa.al/