Transmetuar më 10-12-2019, 17:25
Ardian Dvorani

Kreu i KED Ardian Dvoranit i është dërguar ftesë nga Prokurori Alket Mersini për të qenë prezent ditën e nesërme në orën 10 të paradites, në Prokurorinë e Tiranës.

Pritet të merren në pyetje gjithashtu dhe anëtarë të KED, Arta Marku, Vitore Tusha, Fatjona Memcaj dhe të tjerë.

Presidenti Ilir Meta ishte sot në prokurorinë e Tiranës, me ftesë për të dëshmuar pas dorëzimit, të padisë për shpërdorim detyre ndaj kreut të KED, Dvorani.

Meta e akuzuar këtë të fundit se në detyrën e tij, jo vetëm ka shkelur Kushtetutën e vendit, por ka kryer edhe vepër penale. /NOA.al