Transmetuar më 10-12-2019, 10:53





Në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë ka patur rrëshqitje gurësh, duke bllokuar rrugën.
Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion lidhur me situatën duke publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.
Konfirmohet se gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte ka pasur reshje shiu në juglindje të vendit.
Më konkretisht përgjatë segmentit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, te Kthesa e Murrashit ka pasur rënie materiali në trupin e rrugës.
Kontraktorët e mirëmbajtjes pas sinjalizimit të problemit, bënë pastrimin e rrugës duke mos penguar trafikun. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





