Transmetuar më 10-12-2019, 08:58

Një skaf i ngarkuar me një sasi të madhe lënde narkotike u sekuestrua nga Guardia di Finanza në Itali, në brigjet e Brindisit.

Mjeti lundrues u zbulua pak milje larg bregut gjatë kësaj të hëne, ku vendndodhja dhe deklaratat e dyshimta të skafistit bënë që të ushtrohej një kontroll i thelluar.

Në bordin e mjetit lundures policia gjeti 186 pako lëndë narkotike të mbështjellë me celofan, me një peshë totale prej 310 kilogramësh marijuanë si dhe 24 kilogramë hashish.

Lënda narkotike me vlerë tregu shkon në rreth 4 milionë euro.

Kështu u bë sekuestrimi i lëndës narkotike dhe i skafit rreth 5 metra të gjatë, si dhe u arrestua skafisti, një shqiptar, F.I., 32 vjeç. /a.y/noa.al