Transmetuar më 10-12-2019, 08:44
Foto ilustruese

Një makinë është djegur gjatë natës, në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, në lagjen “15 Tetori” para Bashkisë së qytetit.

Mësohet se në rrethana të paqarta ka marrë flakë automjeti tip furgon ‘Volskwagen Kaddy’ në pronësi të shtetasit F.P.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes teksa grupi hetimor po punon në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e rastit.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të jetë zjarrvënie e qëllimshme. /a.y/noa.al