Transmetuar më 10-12-2019, 07:45

Një person ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga.

Mësohet se rreth orës 06:50 , në fshatin Tale, Lezhë, mjeti tip “Zetor” ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij, Mark Luli,70 vjeç, banues në Tale, Lezhë.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka humbur kontrollin e mjetit, ndërkohë që verifikimet janë në vijim. /a.y/noa.al