


















Festat e fundvitit po “trokasin”.
Një tjetër qytet i bukur shqiptar ka nisur të zbukurohet nga dritat që përcjellin atmosferë pozitive.
Bëhet fjalë për qytetin e Ferizajt në Kosovë.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, simbolikisht, këtë pasdite ndezi dritat e Pemës së Krishtlindjeve dhe gjithë dekoreve ndriçuese në sheshin qendror të qytetit.
Ai gjithashtu ka shpërndarë disa foto në Facebook, ku qyteti shihet i ndriçuar.
“Në çdo rrugë e në çdo shesh, Ferizaj frymon festë. Fundviti i ftohtë, nuk ka sesi të mos ngroh zemrat tona kur dashuria, mirëqenia e respekti mbizotëron. Ditët e fundit të Dhjetorit magjepsin me të bukurën, gëzimin e shpresën në fytyrën e gjithësecilit. Sonte, simbolikisht ndeza dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe dekoreve ndriçuese në gjithë sheshin e qytetit. Ferizajasve ia kemi borxh të bukurën në çdo çast”, shkruan ai krahas fotove./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





