Transmetuar më 09-12-2019, 19:55

Studentja 20-vjeçare shqiptare u gjet e vdekur brenda makinës së saj pranë banesës në muajin korrik të këtij viti. Ngjarja ndodhi i Australi, ku ajo jetonte bashkë me familje, dhe brenda mjetit u gjet edhe babai i saj i plagosur.

Petrit Lekaj e ka pranuar se e ka vrarë vajzën e tij. Kështu raportojnë mediat e huaja sot, duke shkruar se shqiptari u shfaq përmes një lidhje me Skype në Gjykatën Supreme ku e ripranoi fajin për vrasjen e Sabrina Lekaj.

Por ai është izoluar në një spital psikiatrik ku raportohet se gjendja e tij nuk është e mirë.

Pas hetimeve, prokuroria ka kërkuar një raport të pavarur nga specialistë psikiatër për të akuzuarin, i cili e ka pranuar krimin. Por deri më tani kur kanë kaluar disa muaj pas ngjarjes, nuk dihet motivi i saj.

Edhe nëna e Sabrinës, mbetet konfuze për motivin që e shtyu bashkëshortin e saj të kryejë këtë krim.

Avokati mbrojtës i shqiptarit, Ben Sale i kërkoi gjykatës sot kohën e nevojshme për të siguruar raportin psikiatrik përpara dhënies së dënimit.

Gjyqtari Trish Kelly e shtyu vendimin për gjykimin deri më 4 shkurt. /NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd