Transmetuar më 09-12-2019, 19:22

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një grua, 65-vjeçe, është hedhur nga kati i katërt i spitalit, në QSUT, duke ndërruar jetë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 18:20 në rrugën e “Dibrës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i spitalit shtetasja M. Sh.,65 vjeçe  e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd