Transmetuar më 09-12-2019, 15:36

Pas Kosovës, Edhe Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel në Suedi. Lajmi konfirmohet përmes një postimi në twitter, të ministrit të jashtëm, Gent Cakaj, i cili shkruan se justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet.

“Ne kemi urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken. Justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet.

Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit.” shkruan Cakaj.

Çmimi Nobel në Letërsi për Peter Handken, i njohur si adhurues i Millosheviçit, u kundërshtua fort nga Kosova e Shqipëria./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd