Transmetuar më 09-12-2019, 14:12
Liljana Baku

Dorëhiqet nga detyra gjyqtarja e Krimeve të Rënda Liljana Baku. Mësohet se dorëheqja e saj është paraqitur në 2 dhjetor pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Lidhur me dorëheqjen ajo ka dhënë si motivacion, arsye personale.

“Do angazhohem në një biznes privat”, ka thënë Baku në vendimin e saj të dorëheqjes.

Liljana Baku, njihet si gjyqtarja e cila la në “arrest shtëpie” ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pas arrestimit të tij si të dyshuar për trafik droge.

Gjyqtarje e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ka gjykuar qysh në hetimet paraprake dosjen në ngarkim të Tahirit.

Gjithashtu ajo është gjyqtarja që vendosi t’i bllokonte pasaportën ish-ministrit me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Liljana Baku njihet edhe si gjyqtarja e dosjeve “të forta”, pasi ajo ka gjykuar edhe Nezar Seitin, i ashtuquajturi financier i bandës së Habilajve.

/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd