Rusia është dënuar për katër vite nga Agjensia e Botës Anti-Doping për të mos marrë pjesë në eventet më të mëdha të sportit.
Për këtë arsye, nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, si dhe në Kupën e Botës së futbollit në vitin 2022 në Katar.
Atletët që mund të provojnë se nuk kanë lidhje me skandalin e dopingut do të kenë mundësinë që të konkurrojnë me një flamur neutral.
Komisioni ekzekutiv i Wada-s bëri publik vendimin unanim gjatë një mbledhje në Luzanë, Zvicër.
Kjo vjen pasi Agjensia e Rusisë Anti Doping (Rusada) u shpall e parregullt për manipulimin e të dhënave laboratorike të dorëzuara te hetuesit në janar 2019.
Duhej t’i dorëzonte të dhënat Wada-s, si një kusht për rikthimin e saj të diskutueshëm në vitin 2018 pas një pezullimi tre-vjeçar për skandalin e saj të gjerë të sponsorizuar nga shteti.
Rusia është dënuar nga konkurrimi si komb me atletë që në vitin 2015.
Por kjo nuk i ndali atletët rus. 168 prej tyre konkurruan nëpërmjet një flamuri neutral në Lojërat Dimërore Olimpike 2018 në Pyeongchang pasi vendi u dënua nga Lojërat e vitit 2013.
Atëherë, rusët fituan 33 medalje në Sochi, 13 prej të cilave ishin të arta./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd