Transmetuar më 09-12-2019, 09:45

Florian Agalliu ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e “Top Channel”, ndërsa zbuloi edhe planet e tij për të ardhmen në një televizion tjetër, “Ora News”.

Ai u largua nga emisioni “Në shtëpinë tonë” bashkë me bashkëshorten Renisa Shabani, e cila ishte autore e programit që prej fillimit të tij.

Ai ka pasur probleme në komunikimin me eprorin Ben Blushi dhe se situata u agravua më shumë nga ç’mund të toleronte.

“Shiko, unë nuk e kam folur këtë pjesë në media, por meqë po më jepet rasti po e them çfarë ka ndodhur. Unë kam vendosur të jetoj me dinjitet dhe e kam shprehur kudo që kam shkuar. Për sa kohë me preket dinjiteti na marrëdhëniet në punë, dal nga vetja. Pranoj të jetoj i lirë dhe me kokën lart ashtu si dua unë se sa të jem i varur…

Në momentin që merr përsipër të flasësh me një epror tëndin, duhet të flasësh për marrëdhënie pune, ashtu siç flitet. U agravua situata dhe preferova të shkëpus marrëdhëniet sesa të vijoj të punoj me të njëjtat intonacione të përditshme,” tha ai, i ftuar në ‘Late Night Show’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd