Transmetuar më 09-12-2019, 09:32
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, është kapur në Elbasan.

Efektivët e policisë së këtij qyteti në bashkëpunim me Interpol Tirana pas një pune të mirë organizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë 45-vjeçarin Shpëtim Pepa, banues në fshatin Gradishtë, Belsh.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë këtë të diel, pasi Gjykata e Firenzes në Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg.

Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Aktualisht vijojnë veprimet e mëtejshme në ngarkim të tij në pritje të ekstradimit./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd