Transmetuar më 09-12-2019, 08:00

Del emri dhe fotografia e shqiptarit i cili u gjet i vdekur në një burg në Greqi, mëngjesin e kësaj të diele.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin nga Lezha, Aleksandër Llazari.

I ndjeri njihej në Shqipëri edhe si Sajmir Gjeloshi, ndërkohë që u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të 8 nëntorit, në ambientet e burgut në Agjia në Hania.

Në trupin e 36-vjeçarit nuk u konstatuan shenja dhune, ndërkohë që kufoma u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore.

Lidhur me këtë rast autoritetet helene kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd