Transmetuar më 08-12-2019, 20:01

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua finalja e “Këngës Magjike”, ku u fitua nga Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”.

Këngtëarja Fifi, e cila ishte pjesëmarrëse dhe që zuri vendin e dytë, u prezantua me këngën “Mbarova”.

Fifi ka folur pasditen e sotme për personin të cilit ia ka dedikuar këngën, duke thënë se ishte dedikim.

Ajo ka lënë të kuptohet se ka ekzistuar dikush i rëndësishëm në jetën e saj dhe falë tij tani ajo po krijon projekte muzikore, tek të cilat njerëzit po e gjejnë veten.

“Mirë ishte, prandaj po krijoi perla”, u shpreh këngëtarja pasi u pyet nga Ardit Gjebrea se nëse kënga ishte dedikim për dikë që është apo ka qenë në jetën e saj./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd