Transmetuar më 08-12-2019, 19:52

Mbetet kjo një ndër fotot ikonë, teksa njerëzit në raste fatkeqësish natyrore shohin apo llogarisin kudo në botë shpresën e tyre të fundit për të mbijetuar.

Kjo foto pa ngjyra e Stanley Forman, e cila mori çmimin Pulitzer në 1976 dhe titullin e Fotos së Vitit për Mediat në Botë, u shkrep në momentin më dramatik.

Fotografia e rrallë tregon 19-vjeçaren Diana Bryant dhe vajzën e saj dy vjeçare Tiare Jones, duke u hedhur  nga pallati, teksa përpiqen për t’i shpëtuar zjarrit të madh, që ra në një ndërtesë në katein e pestë, në një lagje të Bostonit, SHBA, më 22 korrik 1975.

Diana Bryant vdiq pas dëmtimeve të shumta që mori në trup, ndërsa vajza e saj Tiare mbijetoi, për faktin e vetëm sepse ra dhe u ndal mbi trupin e së ëmës./NOA.al