Transmetuar më 08-12-2019, 19:38




Tayna është kthyer në një nga reperet më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar.
Këngët e saj janë kthyer në hite dhe këtë e tregojnë edhe klikimet në Youtube, koncertet e shumta, në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.
Gjithashtu këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto dhe video të ndryshme për ndjekësit e saj.
Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shfaqet pranë një makine luksoze, që ka vendosur t’ia bëjë vetes dhuratë.
Bëhet fjalë për një super-automjet të tipit BMW X6 Drive 2019.
“Dhuratë vetes time para ndërrimit të viteve”, ka shkruar ajo krahas fotos./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





