Transmetuar më 08-12-2019, 16:22

Një ngjarje e rëndë është shënuar në shtetin fqinj, Greqi. Një 36-vjeçar raportohet se u gjet i vdekur në burg, në rrethana të paqarta.

Shtetasi shqiptar është gjetur i vdekur sot në mëngjes në burgun e Agias, Hania.

Autoritetet greke pas ngjarjes kanë nisur hetimet dhe janë shprehur se në trupin e shqiptarit nuk janë gjetur shenja të dukshme të dhunës.

Trupi i pajetë i 36-vjeçarit është transportuar drejt Spitalit të Hanias për ekspertizë mjeko-ligjore.

Emri i tij nuk bëhet i ditur, ndërsa vazhdojnë hetimet për rrethanat misterioze sesi u gjet i pajetë në qeli shqiptari. Ka pasur shumë raste vitet e fundit, që shqiptarët humbin jetën në burgjet greke./NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd