Transmetuar më 08-12-2019, 08:35

Një magazinë në pronësi të Enver Hatijës në fshatin Suk të Fierit është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme.
Për pasojë është shkrumbuar edhe një furgon me karroceri dhe rreth 1000 dengje bari.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të Roskovecit dhe Patosit, si dhe kryebashkiaku i Roskovecit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





