

Modelja e kolme, Ashley Graham foli me detaje për jetën seksuale me bashkëshortin e saj gjatë shtatzënisë duke pranuar se është "shumë ndryshe".
32-vjeçarja dhe partneri i saj Justin Irvin janë në pritje të fëmijës së parë, i cili do të jetë djalë.
Ndërkohë që shtatzënia ka emocinuar të gjithë familjen, Ashley tregoi se ndikoi menjëherë në jetën seksuale.
"Ndjej se cdo lidhje kalon në valët e seksit. Ti mendon, ‘Hej, a duhet ta planifikojmë këtë? Dhe tani, me shtatzëninë, gjërat kanë qenë shumë ndryshe", tha ajo për Vogue.
Ashley, e cila është tetë muajshe shtatzënë pranoi se barku i madh e bën më të vështirë kontaktin me partnerin e saj, sidomos kur vjen puna tek pozicionet./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





