Transmetuar më 07-12-2019, 16:40

Një çift që ka katër fëmijë të adoptuar dhe dy binjakë po përgatiten të festojnë Krishtlindjen e fundit bashkë.

David, 41 vjeç dhe Lisa Parkes, 40 vjeçe janë nga Prenton dhe u takuan në moshën 10 vjeçare. Lidhja e tyre e dashurisë nisi në adoleshencë dhe zgjat deri në ditët e sotme.

Para dy vitesh, David u diagnostiku me kancer në ezofag dhe bëri kimioterapi para se të bënte operacionin.

Në prill të këtij viti u pastrua tërësisht, por ditët e fundit morën lajmin e hidhur se kanceri është rikthyer dhe David i kanë mbetur vetëm 12 muaj jetë.

Familja e dëshpëruar dëshiron ti japë kujtime të paharrueshme David, prandaj kanë hapur një faqe në GoFundMe që të mbledhin para për të bërë një udhëtim si familje./a.m/noa.al/