Transmetuar më 07-12-2019, 15:54

Moderatorja Rudina Dembacaj realizoi një klip të adhurueshëm me vajzën e saj për festat e fundvitit, por ndjekësit i kanë vënë në pah se mungon babai.

"Një pyetje babai vajzës ku ndodhet? Po e drejtoj pyetjen jo se kam ndonjë interes të madh por duke qenë se shumë VIP-a kur ndahen u servirin njerëzve nëpërmjet mediave që "jo ne jemi shumë shokë të mirë","jo do jetë gjithmonë prezent pranë vajzës". Ndoshta Victoria’s mund ti mungojë prezenca e të atit këtu sepse Krishtlindje do të thotë ndryshe familje festë gëzim. Nuk dua të të gjykoj por as mund të pajtohem dot me idenë ne ndahemi po ne jemi këtu për ty, pra ne nuk jemi Americans", ishte komenti.

Krahas komplimenteve nga ndjekësit e tjerë, Rudina nuk hezitoi ti kthente përgjigje komentueses që shqetësohej për babain e vogëlushes.

"Motër Krishtlindjet nuk kanë ardhur akoma! Nuk i mungon asnjë moment babai e dashur. Të jesh e bindur që unë dhe babi i vet, e duam shumë më shumë se ti. Faleminderit", ishte komenti i Rudinës.

Moderatorja dhe ish-partneri i saj kanë ndarë rrugët, por në postimet në Instagram vihet re se babai kalon shpesh herë kohë me vogëlushen Viktoria./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd