Transmetuar më 07-12-2019, 13:52

“Një ofertë tallëse dhe cinike e Edvin Mafisë për fatkëqinjtë! Diskriminim racist antikushtetues i qytetarëve shqiptarë!”

Kështu shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha lidhur me deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, për ata që duan të ndërtojnë në fshat shtëpi pasi ua shkatërroi tërmeti, për të cilët kreu i qeverisë premtoi 20 milionë lekë të vjetra.

“Miq, 2 milionë lekë për shtëpitë e rrënuara nga tërmeti në fshat, që për të mashtruar Edvin Mafia i lexon me të vjetra (20 milionë) do të thotë: ose je cinik i pashpirt që urren fatkeqët dhe tallesh e i diskriminon ata, ose nuk jeton në këtë vend por diku në një hapësire iluzive, rrene dhe mashtrimi”, shkruan Berisha.

Ai thotë se me dy milionë që ofron “narkoqeveria”, fshatari nuk ngre dot një ballë të shtëpisë së rrënuar.

Prandaj duke denuar këtë akt cinik, Berisha i thotë “Edvin Mafisë” që të heqë dorë nga diskriminimi cinik i qytetarëve.

Ai e mbyll fjalën e tij duke thënë se “Nuk do mundesh kurrë ti ndash në fatkeqësi ata në disa të fshatit e të tjerë të qytetit, disa të nënës e të tjerë të njerkës, këtë nuk e pranon asnjë shqiptar dhe për këtë qëndrim çnjerëzor antikushtetues do të marrësh ndëshkimin e merituar”. /a.y/noa.al/

Rama: Na duhet fuqi punëtorë nga jashtë! Kush ndërton vetë në fshat, do marrë lekët në dorë