Transmetuar më 07-12-2019, 13:32

Ka prekur zemrën e miliona njerëzve, veprimi i një burri kinez, i cili lejoi që e shoqja shtatzënë të ulej në kurrizin e tij, teksa priste të vizitohej nga gjinekologu në spital.

Filmimi i kamerave të sigurisë, tregojnë nënën e re me barkun e rrumbullakosur, e cila duket e lodhur nga qëndrimi në këmbë, në korridorin e spitalit.

Bashkëshorti i saj ulet në dysheme dhe krijon një stol me trupin e tij, në mënyrë që e shoqja të ulet mbi të. Pasi gruaja u ul, i shoqi i kalon një shishe me ujë për tu siguruar që të mos kishte etje gjatë pritjes.

Video u publikua nga policia e Hegang, një qytet në provincën e Heilongjiang, në verilindje të Kinës. Në postimin që shoqëron filmimin, policia i kritikoi personat që nuk i lironin vendin gruas.

Ndërkohë burri u krijua si ideali, teksa të tjerë tjhanë se u ndjen keq nga ajo që ndodhi. /a.y/noa.al/