Transmetuar më 07-12-2019, 12:55

Nga zona e Porto Romanos në Durrës ku pritet të ndërtohet një park i ri, Kryeministri Edi Rama tha se pas çdo katastrofe vjen edhe diçka e mirë.

“Çdo katastrofë me gjithë të keqijat, sjell edhe shanset për të rimarrë vetem duke e çuar më përpara se ishte zonën.

Më një 1 qershor me rastin e festës së fëmijëve, këtu do të bëhet një super festë në parkun e ri”, u shpreh Rama.

Ai tha se aty ku janë gërmadhat e tërmetit po kthehen në bazamentin e Parkut të Madh të qytetit, që më në fund do të mbyllë plagën e tmerrshme mjedisore të fushës gjysëmshekullore të plehrave. /a.y/noa.al/