Transmetuar më 07-12-2019, 10:08

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në hyrje të qytetit të Durrësit.

Dy automjete janë përplasur duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Siç shihet nga fotot e siguruara nga Noa.al, makina e tipit "Volkswagen" ka përfunduar duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Ndërsa makina e tipit "Benz" ndodhet në rrugë me dëme të mëdha në pjesën e përparme. Ndërkohë, mbetet për tu konfirmuar se si u shkaktua aksidenti.

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur apo viktima./a.m/noa.al/