Transmetuar më 06-12-2019, 17:31

Hile Zefi është 84-vjeçari që i ka mbijetuar dy tërmeteve të fuqishme që goditën Shqipërinë brenda disa vitesh.

Pas lëkundjeve të forta të vitit 15 prill 1979 në Shkodër, ai u zhvendos në Laç dhe më pas në Durrës.

Hile Zefi ka treguar se tërmeti i 26 nëntorit e tronditi më shumë atë dhe familjen e tij, të cilët kanë gjetur strehim në Kishë.

"Pas asaj dite erdha të jetoja në Laç pastaj erfdha në Durrës, kam 21 vjet këtu derisa më 26 na erdhi tërmeti i dytë. Na zuri në një orë që nuk ishim as në gjumë as zgjuar, tani jemi vendosur te Kisha bashkë me gruan djalin nipin e nusen.

Me thënë të drejtën komuna na është gjendur në çdo minutë, ekspertët thanë se kjo banesë ka vetëm restaurim, tani se çfarë do ndodhë nuk e dimë, sepse na thanë do ta shohim mirë mos ka lëvizje. Për momentin janë tre familje që jetojnë brenda tani në pallat”, tregoi ai për Top Channel.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd