Transmetuar më 06-12-2019, 16:35

Blero dhe Afrona po shijojnë muajin e mjaltit, ndërkohë që në internet po qarkullojnë spekulime shtatzënie.

Ndërkohë që cifti kalon ditët më të bukura të jetës në Haëaii, disa fotografi të Afronës kanë nxitur dyshimet se është në pritje të një fëmijë.

Shkaktari i kësaj u bë postimi i Afronës në Instagram, e cila shkruajti se është e uritur. Ndërsa në fotografitë e fundit, ka pozuar e veshur duke lënë të mbuluar barkun.

Shpesh herë, emrat e njohur zgjedhin veshje të gjera për të mos lejuar që lajmi të përcillet me shpejtësi.

Megjithatë, mbetet për tu konfirmuar nëse Blero dhe Afrona do të bëhen prindër./noa.al/