Transmetuar më 06-12-2019, 15:10

Telashe për edicionin anglez të ‘X Factor’, pas spektaklit të fundjavës së kaluar ku performoi grupi Pussycat Dolls.

Grupi i këngëtareve i cili prej pak kohësh ka lajmëruar ribashkimin, pas ndarjes në vitin 2010, ka ngjallur reagime të shumta.

Kjo pasi spektakli britanik i talenteve i transetuar nga ITV, ka marrë 419 ankesa, nga ana e spektatorëve.

Performanca live e këngëtareve amerikane i la spektatorët pa fjalë, për shkak të kërcimeve tepër sensuale dhe veshjes së ekzagjeruar, e cila zbulonte hiret trupore.

Pas këtij spektakli, televizioni rrezikon përballjen me masa ndëshkuese dhe gjoba. /a.y/noa.al/