Transmetuar më 06-12-2019, 14:54

Lejon që dy burra të konfrontohen deri në vdekje për të, për të zgjedhur se me cilin prej tyre duhet të rrinte. 35-vjeçarja Asta Juskauskiene, ishte e martuar ne Giedruis Juskauskas, 42 vjeç, por kishte nisur një lidhje me 25-vjeçarin Mantas Kvedaras.

Që të tre ishin me origjinë nga Lituania por me banim në Britaninë e Madhe, ndërsa e gjetën veten në një trekëndësh dashurie, pasi që të dy ishin të dashuruar me Asta, ndërsa ajo nuk dinte kë të zgjidhte.

Një situatë e vështirë të cilën 35-vjeçarja mendoi se mund ta zgjidhte me anë të një beteje.

Kështu dy burrat e ftuan njeri tjetrin në duel. Giedruis, pasi kishte dalë nga burgu, kishte zbuluar se e shoqja kishte krijuar një lidhje tjetër. Ai nuk donte të hiqte dorë nga gruaja, ndërsa i dashuri i saj ishte dashuruar pas 35-vjeçares.

Kështu ata u përplasën fizikisht me grushta dhe me shqelma, deri sa në muajin qershor ndodhi gjëma.

Nga hetimet rezultoi se gruaja dinte gjithçka ndodhte, çka bëri që të arrestohet bashkë me të dashurin, që i kishte vrarë burrin, shkruan noa.al.

Jo vetëm kaq por pas ngjarjes ajo e kishte strehuar në shtëpi dhe e kishte ndihmuar që të fshihte provat. Por gjatë marrjes në pyetje, 25-vjeçari rrëfeu gjithçka dhe detajet u zbuluan në seancën gjyqësore të kësaj të hëne. /a.y/noa.al/