Transmetuar më 06-12-2019, 14:39

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti priti në një takim sot ambasadorin e Turqisë, Murat Ahmet Yoruk ku diskutuan për tërmetin katastrofik që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.
"E njohim mirë psikologjinë në momente të tilla. Do të ndihmojmë popullin mik me mundësitë që kemi. Turqia do të kontribuojë me 500 banesa", u shpreh ambasadori Murat.
Ministrja Elva tha se sfida më e madhe e vendit tonë është rindërtimi në zonat rurale.
Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen që na ka dhënë Turqia.
Nga lëkundjet e fuqishme me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter ndërruan jetë 51 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





