Transmetuar më 06-12-2019, 14:39

Një balerinë klasike, studente e arteve të bukura, ishte vetëm 20 vjeçe kur u vra me thikë rrugës duke u kthyer për në shtëpi.

Ceren Ozdemir, u vra nga Ozgur Arduc, i cili kishte dalë vetëm prej pak kohësh nga nga burgu.

Arduc, u arrestua pas vrasjes së 20-vjeçares pranë shtëpisë së saj në provincën e Ordu të Turqisë.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia ai tha se, “Doja të vrisja dikë. E ndoqa për katër kilometra. Nëse do kisha gjetur një pistoletë, do kisha vrarë shumë njerëz”.

I dyshuari për krimin e të shtunës që lamë pas, u gjet me thikë në dorë dhe kur policia shkoi që ta arrestonte bëri rezistencë, duke plagosur dy agjentë. /a.y/noa.al/