Transmetuar më 06-12-2019, 13:51

Hailey Bieber dhe Selena Gomez janë konsideruar si rivale për shkak të Justin Bieber. Për disa vite, Selena e Justin ishin çifti më i pëlqyer i shoëbizit, por gjithçka mori fund.

Të dy vijuan jetën e tyre në drejtime të ndryshme dhe Justin nisi historinë me Hailey dhe e kurorëzuan dashurinë me martesë. Pas dasmës, Selena publikoi një këngë që dyshohet se i dedikohet romancës që përjetoi me yllin e popit dhe nxiti disa "thumba" nga ana e të dyja vajzave.

Në një intervistë për "British Vogue", modelja Hailey tha se mediat sociale krijojnë drama false për të vënë në sulm femrat.

"Mendoj se mediat sociale janë një tokë perfekte për toksicitet dhe njerëz që krijojnë drama false mes vajzave dhe grave, për t’i vënë ato kundër njëra-tjetrës e për të krijuar këto histori që janë thjesht… toksike”, u shpreh bashkëshortja e Justin Bieber.

Kështu i hodhi poshtë të gjitha spekulimet se ka një ndjenjë urrejtjeje mes Selenës dhe Hailey./a.m/noa.al/